Cristian Zaccardo do të ishte shumë i lumtur nëse do të nënshkruante me Interin, por pranon se deri më sot nuk ka asgjë zyrtare.
Fituesi i Kupës Botërore me Italinë është aktualisht një futbollistë i lirë, dhe më parë këtë vit ai nisi një njoftim në faqen LinkedIn për të gjetur një klub të ri.
Që nga mbyllja e afatit kalimtar të transferimeve, Nerazzurrët dhe Lazio kanë qenë të lidhur me një lëvizje të tij dhe mbrojtësi me kënaqësi do të shkonte në San Siro.
“Unë jam një futbollistë i lirë, por jam mirë dhe po stërvitem rregullisht”, ka thënë fillimisht Zaccardo për SportMediaset.
“Shpresoj që të marr një thirrje për të luajtur në nivele të larta përsëri”.
“Deri më sot nuk ka asgjë zyrtare, por do të isha shumë i lumtur të luaja për një klub të madh si Interi”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/