Mbrojtësi italian, Cristian Zaccardo mund të përfundoj si futbollisti më i ri i Interit.
Zaccardo është duke u lidhur me Interin dhe Lazion si një përforcim për qendrën e mbrojtjes.
Ish-qendërmbrojtësi i Milanit është një futbollist i lirë dhe goditi titujt e gazetave kur u përpoq të kërkonte një klub të ri nëpërmjet faqes LinkedIn.
Sipas Tuttosport, ai mund të fitoj fanellën e një skuadre shumë më të madhe se qa që pritej.
35-vjeçari ka qenë i lidhur me Interin dhe Lazion, të cilët nuk arritën të blinin mjaftueshëm blerje të reja në qendrën e mbrojtjes së tyre këtë verë, edhe pse largimet ishin evidente. /Telegrafi/