Telegrafi

Zabaleta zbulon se si e mori për obligim ta voziste Messin në qytetin e Barcelonës edhe pse luanin si kundërshtarë

Pablo Zabaleta ka zbuluar se ai e kishte zakon ta voziste Lionel Messin rreth qytetit të Barcelonës.

Kjo pasi babai i shqetësuar i shtatë herë fituesit të Topit të Artë i kërkoi që të kujdesej për të.

Legjenda e Manchester Cityt, Zabaleta e zbuloi këtë në një emision të BBC-së, duke dokumentuar ngritjen e Messit nga një fëmijë i vogël në superyll të futbollit botëror.

Duke ekzaminuar fillimet modeste të yllit të PSG-së, rrëfimi zbulon vështirësitë nëpër të cilat duhet të kalonte Messi në rrugëtimin e tij për t’u bërë njëri nga më të mirët në histori të futbollit.

Nga të qenit i konsideruar shumë i vogël për të pasur sukses, tek shkëmbimi i Argjentinës me Spanjën në moshën 12-vjeçare, Messi duhej të luftonte për suksesin e tij.

Por, gjatë rrugës ai u ndihmua edhe nga figura të ndryshme – përfshirë bashkatdhetarin Zabaleta.

Duke luajtur për rivalët e qytetit të Barcelonës, Espanyolin midis viteve 2005 dhe 2008, Zabaleta pranon se Jorge Messi i kërkoi atij që të kujdesej për Lionelin sa më shumë që të ishte e mundur.

Kjo kërkesë bëri që Zabaleta përfundoi duke e çuar në restorante dhe vendet e tjera.

“Ai kishte disa miq, por ishte i turpshëm dhe ndjeva se duhej të kujdesesha për të dhe të sigurohesha që ai të ishte i mirë dhe i rrethuar nga njerëz të mirë”, zbuloi ish-mbrojtësi.

“Në futboll, kur bëheni yll, të gjithë duan të jenë miqtë tuaj. Unë e çoja në restorante dhe babai i tij më thoshte ‘të lutem kujdesu për të’”.

“Ishte si të kisha 80 milionë euro pranë meje, por gjëja kryesore ishte të lija Messin në shtëpinë e tij të sigurt”, ka vazhduar Zabaleta.

Messi përfundoi duke shënuar 672 herë për Barcelonën në 778 ndeshje. Ai fitoi shumë trofe, duke përfshirë 10 tituj në Spanjë dhe katër Liga të Kampionëve. /Telegrafi/