Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta gjatë afatit kalimtar të verës pritet të kalojë në Serie A, me Interin që ka shprehur interesim për të.
Anësorit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij, por me ardhjen e Pep Guardiolas ai pritet të largohet nga klubi anglez.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka marrëdhënie të mira me 31-vjeçarin, i cili sipas Calciomercatos pritet të kalojë në San Siro.
Agjenti i lojtarit pret që herët a vonë klienti i tij të kalojë në Serie A.
“Guardiola do të jetë i lumtur që do ta mbajë atë”, ka thënë Federico Pastorello.
“Pablo ka kaluar kohë të gjatë në Angli dhe ai dëshiron të luajë në një ligë të re. Nuk e di nëse do të kalojë këtë verë apo më vonë, por mendoj se do ta shoh në Serie A shumë shpejtë”.