Telegrafi

Z Mobile Prishtina nëpërkëmb Borenë për triumfin e radhës

KB Borea, KB Prishtina (Foto: Facebook/KB Prishtina)

Me 88 pikë epërsi (140-52), Z Mobile Prishtina ka fituar ndaj Boresë në ndeshjen e javës së 17 në Superligën e Kosovës në basketboll që u zhvillua në Pejë.

Fillim i furishëm i mysafirëve, të cilët shënuan 25 pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (10:35).

Paraqitja e mirë e kryeqytetasve vazhdoi edhe në dhjetëminutëshin e dytë (16:23) dhe shkuan në pushim me avantazh bindës (26-58).

Sërish tejet bindës ishin vizitorët në fraksionin e tretë (12:37) për ta ngritur shumë epërsinë.

Lexo po ashtu Superliga e Kosovës në basketboll

Çereku i fundit (14:45) u zhvillua vetëm sa për ta ngritur avantazhin bardhekaltrit , të cilët në fund fituan me 88 pikë diferencë (140-52).

Kjo ishte fitorja e 17 rekorde e Z Mobile Prishtinës nga po aq xhiro të zhvilluara dhe është lider i pakontestueshëm në krye të tabelës.

Borea është në fund të tabelës me 14 humbje dhe vetëm tri fitore të arritura në këto 17 javë në Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/