Yunus Musah është njëri nga mesfushorët më të mirë në kampionatin spanjoll La Liga këtë edicion.
Mesfushori amerikan po kalon vitin e tij të tretë te Valencia dhe është duke shfaqur ndeshje shumë të mira këtë edicion.
19-vjeçari është produkt i akademisë së Arsenalit dhe pritet të rikthehet në Londër qysh në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi amerikan i është ofruar Arsenalit ku i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit së është gati për t’u rikthyer në Londër.
Arsenali e ka prioritet të nënshkruajë me Yuri Tielemans, por nëse nuk arrihet belgu atëherë pritet të tentohet afrimi i Musah.
Valencia e vlerëson shumë yllin amerikan i cili ka një kontratë aktuale deri në verën e vitit 2026.
Mirëpo një ofertë prej 35 milionë eurove mund të bëj klubin spanjoll që ta lejoj largimin e Musah për tu rikthyer në Londër.
Mesfushori qendror këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me Valencian ku ka asistuar në dy gola. /Telegrafi/