YouTuber-i dhe boksieri i famshëm amerikan Jake Paul është mburrur me veturën e tij të re në rrjetet sociale.
Koleksioni i pasur i veturave të shtrenjta të Paul është tani më i pasur me Ferrari SF90 Spider, i cili vlen rreth 580,000 dollarë, transmeton Telegrafi.
Është një nga vetëm 599 njësitë e prodhuara, e YouTuber-i dhe boksieri i famshëm tashmë mund të thotë me krenari se është një nga pronarët krenarë.
SF90 ka një motor V8 me twin-turbo 4 litërsh që zhvillon 769 kuaj-fuqi, i cili kombinohet me tre motorë elektrikë që prodhojnë 217 kuaj-fuqi, kështu që fuqia e kombinuar është 986 kuaj-fuqi.
Ky model nga Maranello përshpejton nga 0 në 100 kilometra në orë në 2.5 sekonda kurse shpejtësia maksimale është 340 kilometra në orë.
Ky është modeli i dytë i Ferrarit që Paul ka blerë në vitet e fundit, pasi një Ferrari 296 GTB me vlerë 421,000 dollarë mbërriti në garazhin e tij në qershor 2023. /Telegrafi/