Site icon Telegrafi

YouTuberi britanik i kaloi katër vite për ta hapur tunelin 15 metra nën tokë – brenda ka ndërtuar bunkerin që lidhë zyrën me shtëpinë

Një YouTuber ka arritur të sigurojë leje për hapjen e një tuneli në oborrin e shtëpisë.

Colin Furze që jeton në Stamford  të Anglisë, kishte kërkuar leje për hapjen e tunelit 15 metra të gjatë, pavarësisht se gërmimet i kishte filluar në nëntor të vitit 2018, transmeton Telegrafi.

Projekti fillimisht ishte mbajtur fshehtë, por ai postoi videon e parë në YouTube për të njoftuar për më të rejat në qershor të vitit të kaluar.

Furze kishte shkruar se planifikon ta shfrytëzojë tunelin për ta lidhur zyrën e tij me shtëpinë – duke hapur një bunker nëntokësor.

E pas tetë viteve mori lejen dhe filloi ndërtimin e tunelit. Ai e ka përshkruar bunkerin si “shpellë e përkryer për një burrë”, që brenda ka dhomë gjumi, televizor gjigant dhe disa konzola të videolojërave.

Siç raporton BBC, struktura mbresëlënëse është e shtrirë 1.2 metra nën sipërfaqen e tokës. /Telegrafi/

Exit mobile version