Site icon Telegrafi

YouTuber-i shikon Ferrarin e tij prej 400,000 dollarësh se si digjet pas vozitjes nëpër një fushë misri në Teksas

YouTuber-i i njohur WhistlinDiesel ka bërë emër me marifete të guximshme.

Ai gjithashtu është bërë sinonim i shkatërrimit të makinave dhe sapo ka shkatërruar dy të tjera, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një Ferrari F8 Tributo (në vlerë 400 mijë dollarë), si dhe një Chrysler Pacifica.

Këtë herë, megjithatë, dy automjetet u shkatërruan pa dashje.

Si pjesë e një serie ku ai teston qëndrueshmërinë e Ferrari F8, YouTuber-i u nis për në Waco, Teksas dhe po ngiste veturën e shtrenjtë, nëpër një fushë misri.

Fillimisht u duk si një argëtim. Megjithatë, gjërat shpejt morën kthesën për keq.

Se çfarë ndodhi më pas, shikojeni videon më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version