Telegrafi

YouTube do të ndalojë shfaqjen e reklamave në vendin kryesor, për çështjet që kanë të bëjnë me politikën, alkoolin dhe lojërat e fatit

YouTube nuk do të pranojë më reklama në lidhje me alkoolin, bixhozin, politikën ose “kushtet e ilaçeve me recetë për vendin e saj të reklamave, që shfaqet në krye të faqes dhe aplikacionit, raportoi fillimisht Axios.

Google i tha mediumit The Verge kufizimet në atë se çfarë reklama mund të shfaqen në këtë vend të caktuar “do të çojnë në një përvojë më të mirë për përdoruesit”.

Vendi kryesor i reklamave është një nga gjërat e para që përdoruesit shohin kur hapin YouTube, kështu që është e kuptueshme që heqja e reklamave në lidhje me barnat, alkoolin ose lojërat e fatit do ta bënte YouTube më përfshirës për të gjithë.

Sa i përket politikës, kjo do ta ndihmonte platformën të shmangë polemikat, si ajo që u ngrit kur presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump e bleu hapësirën për tre ditë gjatë zgjedhjeve të vitit 2020. /Telegrafi/