Këngëtari i njohur, Young Zerka, ka refuzuar që të flasë për Ronela Hajatin.
Spekulime të shumta shpërthyen për relacioin e dyshes që asnjëherë nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.
Dhe, tash pasi ata më nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, spekulimet janë shtaur.
Young Zerka për Prive refuzoi të flasë për lidhjen e tij duke mos përmendur fare Ronelën.
“Nuk dua të bëj zhurmë në portale me këto spekulime. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë”, u shpreh Young Zerka.
Ai dhe Ronela Hajati kanë dy bashkëpunime, mjaft të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/