Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, lansoi projektin më të ri muzikor, të titulluar “Mi thuj”.
Ai nuk është i vetëm në këtë projekt muzikor, duke qenë se e solli në bashkëpunim me këngëtarin po ashtu të dashur për publikun, Klajvert.
Kënga po ashtu u kompletua edhe nga ana vizuale, me një video-klip të xhiruar në bregdet.
Projekti që solli kësaj here, Young Zerka është pak më ndryshe se projektet e tjera.
Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Irkenc Hykën, derisa u kompozua nga UNIX Music.
Kënga me tematikë të dashurisë, vjen me një zhanër të përzier. /Telegrafi/