Telegrafi

Young Zerka e pranon se është në lidhje me Ronela Hajatin

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, prej kohësh përflitet për një lidhje me artisten Ronela Hajati, por nga të dy kjo gjë deri më tani është mohuar.

Megjithatë, në një intervistë të fundit të dhënë për Prive, këngëtari nga Korça ka pranuar se Ronelën nuk e ka vetëm shoqe, por është në një lidhje me të.

“Të dy jemi te çelësat të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit, Key Managments dhe Key Heart. Jemi bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njëjti çelës bashkë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Javë më parë, Young Zerka po ashtu në lojën me ‘Paintball’ në Shiko kush Luan, i vendosur përpara portreteve të personazheve të ndryshëm, ai është pyetur se “cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak” dhe pa hezituar ka përmendur emrin e Ronelës.

Lexo po ashtu Ronela nxit të tjera spekulime për lidhjen me Young Zerkën

Të njëjtin mendim lidhur me këtë e ndau edhe kjo e fundit, e cila me anë të lojës ‘Ndaje ose Haje’, u pyet sërish për ta sqaruar një herë e mirë se çfarë është Zerka për të dhe ajo pa u menduar gjatë u përgjigj: “Shpirt binjak”.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Të njëjtit kanë edhe disa bashkëpunime të suksesshme, të cilët po ashtu pëlqehen në mase të madhe nga publiku edhe si çift, por edhe si artistë. /Telegrafi/