Artisti shqiptar, Young Zerka, ka prezantuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Anila Mimani.
Këtë projekt ai e ka shoqëruar edhe me videoklip, me një koreografi mjaft të veçantë.
Melodinë dhe tekstin e këngës e ka bërë vetë këngëtari, kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur BigDeal Records.
Edhe këtë herë anën vizuale të këtij projekti ia ka besuar produksionit Talelli.
Young Zerka e ka rikthyer pas një kohe të gjatë Anila Mimanin në skenë, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur me këngën “E ta dish sa shumë të dua”.
Ndërkohë, artisti po vazhdon të jetë aktiv me projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/