Telegrafi

Young Zen dhe Enom sjellin në shqip këngën “Body” të Russ Millions dhe Tion Wayne

“Albanian Body” mban titullin kënga e re e artistëve shqiptarë: Young Zen dhe Enom.

Projekti është ripërpunim dhe një version më ndryshe i sjell në shqip i këngës origjinale të Russ Millions dhe Tion Wayne të quajtur “Body”.

Këta të fundit lansuan projektin më 25 mars të këtij viti dhe deri më tani kanë grumbulluar mbi 48 milionë klikime në YouTube.

Teksti në shqip është përshtatur nga vet reperët dhe tanimë gjendet e plotë në të gjitha platformat muzikore përfshirë këtu edhe Spotify.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me t’u publikuar, kënga u prit mjaft mirë nga publiku teksa shumë prej fansave reaguan me komente pozitive.

“Hiti i vitit’, ‘Do bëhet një hit’, ‘Hit vere’ – kanë qenë vetëm disa prej reagimeve që kanë pranuar rreth këngës.

“Albanian Body” po ashtu është bërë virale edhe në rrjetin e popullarizuar, TikTok. /Telegrafi/