Ashley Young pritet të jetë sot (e premte) në Milano për testet e tij mjekësore me Interin, pas raportimeve që ai u largua nga trajnimi te Manchester Unitedi për të detyruar këtë veprim.
Sipas The Sun, anësori anglez u zhgënjye gjithnjë e më shumë nga vonesat për transferimin e tij në San Siro dhe u largua nga stërvitja në mënyrë që të punojë vetë përpara ndeshjes së fundjavës së kaluar me Norwich City.
Ai zyrtarisht ishte përjashtuar nga ajo lojë për shkak të fitnesit, por gazeta angleze pretendon se Young thjesht ka vendosur që koha e tij te Unitedi ka mbaruar.
Sky Sport Italia pretendon se 34-vjeçari do të jetë sot në Milano për teste mjekësore nga ora 11:00 me kohën tonë lokale, ndërsa Djajte e Kuq pranojnë 1,5 milion euro plus bonuse.
Reprezentuesi anglez tashmë ka rënë dakord për termat personale me Interin javën e kaluar.
Ashley Young to Inter, here we go! Total agreement with Man United for €1,5M. Medicals on next days. 🇬🇧 #transfers #Inter #MUFC #ManUnited @DiMarzio
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 16, 2020
Ardhja e tij, së bashku me Leonardo Spinazzola nga Roma në këmbim të Matteo Politano, do të thotë që Valentino Lazaro ka të ngjarë të huazohet për pjesën tjetër të sezonit, ashtu sikurse edhe Federico di Marco.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla, destinacioni tjetër i Lazaros është Neëcastle United. /Telegrafi/