Telegrafi

Yolanda Hadid rikthehet në Instagram pas nëntë muajsh, tregon se ka qenë duke luftuar me depresionin për një kohë

Foto: Instagram

Yolanda Hadid është rikthyer në Instagram të dielën pas nëntë muajsh.

Nëna e modeleve, Gigi dhe Bella Hadid, u tha fansave se mori pak pushim për të ‘rivlerësuar’ jetën pas vdekjes së nënës së saj, Ans van den Herik.

“Pas humbjes së nënës sime, unë vërtet luftova me depresionin i kthyer në sëmundjen lyme…stresi emocional dhe pikëllimi ndikuan fuqimisht në sistemin tim imunitar”, ka shkruar Yolanda, 58 vjeçe.

“As varësia ime nga telefoni nuk më ndihmoi, filloi të merrte kaq shumë kohë nga të qenit i pranishëm në jetën time… Kuptova që ngadalë po fillojmë të humbasim artin e komunikimit dhe që ai të krijojë një vetmi të thellë brenda nesh”, vazhdoi ajo.

Yolanda i përshkroi nëntë muajt e fundit si një ‘rivendosje të mrekullueshme’ dhe një kohë për të ‘thyer zakonin e marrjes së telefonit [saj] 50 herë në ditë’.

“Të mësoj të përqendrohem te vetja, udhëtimi im shëndetësor dhe të jem e pranishme në këtë moment të jetës sime”., shpjegoi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yolanda Hadid

“Koha është ngadalësuar dhe ndihet shumë më e qetë, më shumë kohë për t’u ulur dhe për të lexuar një libër, kohë për t’u rilidhur me njerëzit, për të qenë krijues dhe më e rëndësishmja kohë me familjen time. Jam e emocionuar që jam kthyer dhe shoh se çfarë keni bërë të gjithë”.

Ish-ylli i “Real Houseëives of Beverly Hills” u diagnostikua me sëmundje të rëndë, kronike neurologjike Lyme pasi një mjek belg zbuloi një infeksion aktiv në trurin e saj në vitin 2012.

Ajo më vonë iu nënshtrua një procedure TVAM (Modulimi Autonom Transvaskular) në vitin 2016. Trajtimi synon të lehtësojë pacientët nga simptomat e Lyme.

Përveç Gigi, 27-vjeçe, dhe Bella, 25-vjeçe, Yolanda ndan edhe djalin 23-vjeçar Anëar Hadid me ish-bashkëshortin, Mohamed Hadid. /Telegrafi/