Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se sot u dëshmua se qytetarët duan një Kosovë ndryshe.
“Sot u dëshmua që qytetarët duan një Kosovë plotësisht ndryshe. Këtë përkrahje që na dhatë e dëshmuat që populli i Kosovës nuk i duron këto koalicione, nuk e duron krimin e korrupsionin. Shtetin do ta bëjmë pa hajna. VV është subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës, dhe është i vetmi subjekt që po rritet”, tha ai
Sipas tij, VV fitoi kundër koalicioneve që janë bërë bashkë, por gjithashtu fitoi vetëm për një arsye sepse me VV është populli i Kosovës./Telegrafi/