Kryetari i Vetëvendosjes, Visa Ymeri ka thënë se gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” po vazhdon me padrejtësinë ndaj Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Ymeri përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur gjyqtarin Beqir Kalludra vegël të Kadri Veselit.
Postimi i plotë:
Gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” vazhdoi padrejtësinë ndaj Albinit dhe Donikës. Vegla e Kadri Veselit, Beqir Kalludra, vazhdoi edhe 30 ditë paraburgimin për deputetët tanë. Ky gjyqtar i kapur e pa kredibilitet është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kurse, përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e Fatonit, duhet të marrë fund. Sikurse Adea, Atdheu, Egzoni e Frashëri duhet të lirohen.
Liri për deputetët, për Albinin, Donikën, Albulenën e Fatonin
Liri për aktivistët, për Frashërin, Atdheun, Egzonin e Adean
Drejtësi për Astritin.