Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë protesta për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit.
Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.
“Këta 3 po e përjetojnë veten sikur të jenë pronarë faktik të Kosovës dhe si të tillë mund të bëjnë ç‘të duan me të. Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës ”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte karshi një kundërshtimi kaq të madh.
Ymeri po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje edhe dy liderëve të partive tjera opozitare Ramush Haradinajt nga AAK dhe Fatmir Limajt nga Nisma që të ulen dhe të bisedojnë për format e kundërshtimit, mirëpo siç tha Ymeri nuk ka hasur në gatishmëri nga ana e tyre./Telegrafi/