Site icon Telegrafi

Ymeri: Personalisht nuk e kam problem që Albin Kurti të bëhet kryeministër

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse Isa Mustafa i LDK-së dhe Albin Kurti i Vetëvendosjes nuk arrijnë të pajtohen vetëm për pozitën e kryeministrit në rastin e mundësisë së bashkëpunimit.

Ymeri ka thënë se nuk do t’i pengojë nëse Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“Personalisht nuk e kam problem që Albin Kurti të jetë kryeministër. Po flas personalisht, jo në emër të PSD-së. Nëse i fiton votat le të bëhet”, është shprehur Ymeri.

Nënkryetari i PSD-së ka theksuar se për të nuk është me rëndësi individi sa programi qeverisës.

“Për mua është me rëndësi çfarë do të bëjë ai por çfarë do të bëjë qeverisja e ardhshme”.

Sa për takimet Mustafa-Kurti dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje LDK-Vetëvendosje, ai ka shtuar: “Është një mundësi që është përfolur për kohë të gjatë. Nuk shoh mundësi efektive që një gjë e tillë të bëhet. Varet nga krerët e këtyre dy partive politike”.

“Pavarësisht mundësive objektive në Republikën e Kosovës ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim mund të vie përmes bashkëpunimit. PSD ka qenë gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë, por inati dhe kokëfortësia e Vetëvendosjes e ka pamundësuar këtë”.

“LDK dhe VV janë sjell me politikë inatçore ndaj PSD- e kanë dëmtuar opozitën Për disa politikëbërja është deklaratë, për ne është veprim. 1 vjet kanë folur se si do të rrëzohet qeveria dhe u rrëzua për shkak të dorëheqjes së kryeministrit e jo të veprimit opozitar” ka thënë ai në KlanKosova.

Ai ka deklaruar se për arritjen e ndonjë marrëveshje parazgjedhore me rëndësi është që të merren vesh për programin për ta bërë qeverisjen e ardhshme të shëndoshë.

Exit mobile version