Telegrafi

Ymeri: Nuk e diskutuam me LDK-në pozitën e kryeministrit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Visar Ymeri, ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai në një konferencë për media ka thënë se “po ta kishin hallin për largimin e Protos dhe Kadri Veselit, do të kishte marrëveshje por ata kishin për qëllim më shumë ruajtjen e LDK dhe jo interesin e Kosovës”.

“Asnjëherë nuk kemi diskutuar për pozitën e kryeministrit me LDK-në.  Ne sot kemi mbledhjen e Këshillit ku do të votohen edhe listat dhe kandidati për kryeministër. Albin Kurti do të jetë personi që do ta drejtoj listën”, ka theksuar Ymeri./Telegrafi/