Site icon Telegrafi

Ymeri: Nëse shpejt mbahen zgjedhjet Vetëvendosje i ka së paku 40 deputetë të sigurt

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri thotë se momentalisht Vetëvendosje më së paku ka 40 deputetë nëse mbahen zgjedhjet.

Ymeri në “Debat Plus” thotë se AAK është bërë “king maker” pasi e ka të ditur pozicionin e Vetëvendosjes kundër zgjedhjes së presidentit.

“Vetëm Vetëvendosje në këtë konstalacion mund të bëjë të pavlefshëm pozicionin e AAK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se Vetëvendosje jo rastësisht po e kërkon që presidenti të mbetet pas zgjedhjeve parlamentare.

“Sipas sondazheve Vetëvendosje i ka të sigurt 40 deputetë. Me 40 deputetë të sigurt pas zgjedhjeve LVV e ka të sigurt postin e kryeministrit, por ajo me ata deputet përsëri mund ta rrëzojë qeverinë sepse pa ta në asnjë konstalacion nuk bëhet presidenti”.

Ymeri thotë se nuk beson që ka deputetë nga Vetëvendosje që do të merrnin pjesë në votimin e presidentit pasi sipas tij ata llogarisin edhe për të ardhmen se mund të mbeten jashtë Kuvendit.

“Vetëvendosje është parti në rritje dhe ka një frymë unike, prandaj vështirë se dikush lëvizë nga radhët e tyre”, deklaroi ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Exit mobile version