Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE).
“Kurti e bën fushatën e vet në kuptimin me e heq si kusht, nuk janë krejt shtetet e QUINT-it dakord, domethënë njëfarë përbashkimi i qëndrimeve të vendeve të QUINT-it ka arritur për mos me e prish unitetin, sepse dikush prej shteteve ka qenë më e ashpër për këtë”, u shpreh Ymeri.
Sipas tij, kjo është mungesë e kredibilitetit të Kurtit.
“Unë mendoj që mungesa e kredibilitetit të Kurtit, jo që veç ka thënë jo në momente të rëndësishme dhe tash bëhesh i pabesueshëm, kur bota dhe shoqëria funksionin në bazë të fjalës së dhënë, kur kam besim se ti e mban fjalën dhe ti e shkel tre herë atë, unë herën e katërt nuk mund të të besoj,” tha Ymeri.
Sjellja dhe fjalët e dhëna dhe të pambajtura, sipas Ymerit, të ndëshkojnë.
“E dyta është që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.