Telegrafi

Ymeri: Mos të zmbrapsemi, Ushtria duhet bërë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se Ushtria duhet bërë, por duhet të kujdesemi që marrëdhëniet e partneritetit.

“Bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avancojmë në një stad të ri, edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton KP.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ai ka thënë se domosdoja për mbrojtje, sovranitet e dinjitet, duhet shpjeguar mirë dhe se nuk duhet të zmbrapsemi në këtë aspekt.