Site icon Telegrafi

Ymeri: Kurti e Vuçiq bënë deklarata për konsum të brendshëm politik

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri dyshon për qëllimet  e vërteta të Kurtit dhe Vuçiqit në përplasjen e Brukselit.

Ymeri thotë se takimi i sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit u përcoll me shumë dramaticitet pasi sipas tij, populli i do shumë dramat.

Ai thotë se si Kurti ashtu edhe Vuçiq takimin e sotëm e përdoren për konsum të brendshëm politik.

“Kam frikë se ajo që ndodhi sot në Bruksel ishte më shumë pozicionim politik i politikanëve se i shteteve. Kjo u bë për konsum të brendshëm për shkak të zgjedhjeve që kanë Kurti në Kosovë e Vuçiqi në Serbi”, tha Ymeri në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Ymeri thotë se Vuçiqi nuk do njohje të Kosovës, derisa Kurti nuk dëshiron kompromise.

Sipas tij me këto qëndrime diametralisht të kundërta vështirë se mund të ketë marrëveshje përfundimtare./Telegrafi/

Exit mobile version