Site icon Telegrafi

Ymeri: Kënaqësi të bisedosh me ambasadorin Kosnett për zhvillimet politike në Kosovë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka njoftuar se mbrëmë ka qenë i pranishëm në koktejin e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ymeri, ka treguar se kokteji ishte i organizuar për një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës.

Ai, ka pohuar se ishte kënaqësi biseda e bërë me ambasadorin Kosnett dhe stafin e ambasadës, për zhvillimet politike në Kosovë./Telegrafi/

Postimi i plotë i Visar Ymerit:

 

 

Exit mobile version