Site icon Telegrafi

Ymeri: Jemi partia e dytë në Kosovë!

Lëvizja e themeluar nga Albin Kurti, e ka shënuar 11-vjetorin e ekzistencës. Kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se bazuar në sondazhet e fundit Vetëvendosje është e dyta në nivel të Kosovës.

“Lëvizja po rritet. Sot të gjitha sondazhet e nxjerrin Lëvizjen si subjektin e dytë në Republikën e Kosovës. Përkrahja për lëvizjen nga qytetarët është kushti I suksesit të konceptit tonë politik. Dhe, ky kusht po përmbushet dita-ditës me një trend të përhershëm pozitiv”, ka thënë Ymeri.

Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer punës në Kuvendin e Kosovës, për dallim prej dy partive tjera, AAK e NISMA. Në zgjedhjet e fundit, VV është renditur e treta në nivel të Parlamentit, ndërsa në zgjedhjet lokale ka fituar vetëm në Komunën e Prishtinës.

Exit mobile version