Site icon Telegrafi

Ymeri e Selimi shpallen të pafajshëm për rastin “Kamishi”

Në bazë të provave materiale, dëshmive dhe ekspertizës ligjore, gjyqtari Vesel Ismajli ka vendosur që Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi të shpallen të pafajshëm, në lidhje me akuzën e ngritur kundër tyre nga deputeti Bekim Haxhiu, ndërsa i akuzuari tjetër Besart Bujupi është shpallur fajtor.

Gjyqtari i rastit tha se nuk është arritur të vërtetohet më prova bindëse se të akuzuarit Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi kanë kryer veprën penale dëmtim trupor.

Ndërsa ai tha se të akuzuarit Besart Bujupit i shqiptohet dënimi me kusht 6 muaj burgim.

“I akuzuari Besart Bujupi shpallet fajtor pasi ka kryer vepër penale lëndim të lehtë trupor. I shqiptohet dënim me kusht burg 6 muaj. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse për një vit i akuzuari nuk kryen vepër penale”, ka shqiptuar Ismaili.

Exit mobile version