Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, e ka konfirmuar shtatzëninë për Shën Valentin në një mënyrë mjaft të veçantë.
Ajo solli një set të ri fotografik, në të cilin u shfaq e mahnitshme përkrah bashkëshortit të saj, Astrit Pallaskës.
Në vazhdën e këtij fotosesioni të realizuar në Kanada, biondja publikoi një tjetër fotografi atraktive.
Ajo shfaqet e mrekullueshme dhe duket se shtatzënia e ka bërë akoma edhe më të bukur.
Ndërkaq, 35-vjeçarja mori komplimente të shumta për dukjen edhe nga miqtë, kolegët e më së shumti nga fansat e saj.
Yllka po ashtu është duke e shijuar këtë periudhë mjaft shumë dhe këtë kohë nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore.
Kënga e fundit që ka lansuar mban titullin “Qysh ke mujt”, të cilën e solli në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/