Telegrafi

Yllka prezanton një e nga një të gjithë anëtarët e familjes (Foto)

Këngëtarja Yllka Kuqi vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në muzikë.

Vitin 2017 ajo e nisi me dy projekte të reja muzikore, njëra baladë, këngë dedikuar nënave dhe tjetra ritmike, e cila u pëlqye shumë nga publiku.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi angazhon truproje (Foto)

Tani ajo është në përgatitje të disa projekteve të reja, ndërsa vazhdon të performojë para publiku në koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.

Yllka është herë pas here aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës, transmeton Telegrafi.

Së fundmi Yllka ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku prezanton një e nga një të gjithë anëtarët e dashur të familjes së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fillimisht ajo publikoi një fotografi ku shfaqej me motrën e vogël Violën, të cilën e quan “zemra e madhe e saj”, më pas në një tjetër fotografi ajo shfaqet me vëllaun e saj të madh Yllin, për të cilin shkruan se është “vëllai i saj shpirtmadh”.

Në imazhin e tretë, Yllka shfaqet me vëllain e dytë Vatanin, të cilin e quan “vëllain e dashur”, dhe në fotografinë e fundit ajo prezanton Valin, kantautorin e ri që njohin të gjithë, të cilin gjithashtu e quan “vëlla të dashur ose zemër-ëmbël”. /Telegrafi/