Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, në bazë të postimeve të fundit shihet se është kthyer në Gjakovë.
Kjo pasi ajo për një kohë ishte zhvendosur në Kanada, aty ku edhe solli në jetën fëmijën e parë, vajzën Luiza.
E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ndan postime të ndryshme edhe nga përditshmëria.
Meqë po përballemi akoma me virusin vdekjeprurës COVID-19, Yllka ka inkurajuar ndjekësit të vendosin maskë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Artistja e mirënjohur në një imazh tjetër të ndarë në InstaStory përkrah bashkëshortit shton se maska nuk ua humb bukurinë.
Kohëve të fundit në Kosovë numri i rasteve me COVID-19 është shtuar dukshëm, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë paralajmëroi ndërtimin e një spitali vetëm për pacientët e infektuar me coronavirus. /Telegrafi/