Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Shpesh ajo preferon që të ndajë me ta fotografi nga jeta e saj e përditshme, gjersa jo pak herë ka prezantuar edhe anëtarët e familjes.
Sot (e enjte), ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit një fotografi të veçantë, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, Astrit Pallaskës.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo e uron atë për ditëlindjen, të cilën e feston sot.
Bashkëshorti i këngëtares nuk është një emër i panjohur për qytetarët e Gjakovës, kjo pasi ai është drejtor i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Çifti kanë shumë vite që janë bashkë, e ndërsa ndër dhuratat e para që Astriti i ka bërë Yllkës ka qenë melodia e këngës “Dhe të dua”, me të cilën ajo ka konkurruar në festivalin “Kënga Magjike 2004”.
Ata jetojnë së bashku në Gjakovë, dhe ende nuk kanë fëmijë. /Telegrafi/