Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Zeqë Kuqi, babai i këngëtarëve Yllka dhe Vali Kuqi ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 64-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Një nga urimet më speciale, e ka marrë nga vajza e tij, këngëtarja Yllka Kuqi, e cila ka publikuar një fotografi të tijën në rrjetin social Instagram.
“Urime ditëlindjen babi. A s’po doket si yll?”, ka pyetur këngëtarja fansat e saj.
E njëjta më vonë ka ndarë me ndjekësit edhe një fotografi familjare nga festa e organizuar me rastin e ditëlindjes së kryefamiljarit të tyre.
Yllka ka treguar gjithnjë në intervista se babai ka qenë një shtysë e madhe për të në karrierën e saj, pasi edhe talentin e ka trashëguar nga ai. /Telegrafi/