Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.
Kjo për shkak së në fillim të këtij viti ajo u bë nënë për herë të parë, teksa këtë kohë është përkushtuar më shumë te jeta personale.
Megjithatë, bukuroshja po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
E njëjta së fundmi ka postuar një fotografi tërësisht pa grim, e cila njëherësh mori vëmendje mjaft të madhe me dukjen natyrale.
Imazhin e ka ndarë me fansat në InstaStory, gjersa kjo nuk është hera e parë kur ajo shfaqet e tillë.
Në bazë të kësaj, këngëtarja duket se i kushton një kujdes të madh lëkurës për një pamje kësisoj.
E fundit këngë me klip e lansuar nga Yllka mban titullin “Qysh ke mujt”, të cilën e solli në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/