Telegrafi

Yllka Kuqi tregon dukjen e saj në mbrëmjen e maturës

Yllka Kuqi (Foto: Instagram/yllkakuqi)

Meqë aktualisht jemi në kohën e maturantëve, edhe këngëtarja Yllka Kuqi është rikthyer prapa në kohë për të kujtuar mbrëmjen e maturës.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja nga Gjakova tregon dukjen e saj në këtë mbrëmje.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja, por po vazhdon t’i mbajë aktivë fansat me imazhe në rrjetet sociale, ku realizoi edhe një fotosesion mjaft të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yllka Kuqi

Pas këtij seti fotografik, ajo nuk ngurroi që t’i falënderonte fotografin Veton Osmani që nuk e bëri  ‘kukull plastikë’, por që ia shfaqi vijat në fytyrë, duke thënë se jemi njerëz të gjithë luftojmë, jetojmë dhe duam.

Ndër të tjera, Kuqi në gjithë rrugëtimin e saj muzikor e ka pasur mbështetjen e njeriut më të dashur për të, bashkëshortit të saj, Astrit Pallaska. /Telegrafi/