Telegrafi

Yllka Kuqi takohet me Ylli Limanin, a po vjen një bashkëpunim mes tyre?

“Po sillna” mbetet një prej realizimeve më të fundit të këngëtares nga Gjakova, Yllka Kuqi.

Kjo këngë erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa artistja shqiptare pati një paraqitje mjaft mbresëlënëse.

Dhe tanimë duket se ajo është në përgatitje të këngës së re dhe lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Yllka Kuqi po vjen me këngë të re (Foto: Instagram)

“Po vjen, po vjen, qëndroni”, ka shkruar ajo në njërin postim, gjersa në tjetrin postim shfaqet me këngëtarin Ylli Limani ndërkohë që shkruan, “në tentim për të bërë një video të mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja në fjalë nuk zbuluan asgjë më shumë, por me këtë fotografi ngjallën dyshime për një bashkëpunim të mundshëm dhe padiskutim se do të dilte diçka e bukur.

Ylli Limani dhe Yllka Kuqi me këngë të re? (Foto: Instagram)

Përndryshe, Yllka momentalisht është duke e shijuar jetën e saj private dhe së fundmi u bë e ditur se ajo është në pritje të ëmbël, ku pritet të bëhet nënë për herë të parë. /Telegrafi/