Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri për fansat e saj.
Megjithatë, në rrjetet sociale ajo po i mban aktivë fansat me publikimin e postimeve të ndryshme.
Bukuroshja së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, teksa tregon ndryshimin që ka bërë në pamje.
E njëjta vjen me stil të ri të flokëve, ku duket mjaft në formë, ndërkohë që ka marrë komente tejet pozitive nga fansat e saj.
“Moj biondinë me sytë e zi”, ka shkruar Kuqi në fotografinë e saj, e cila etiketon edhe bashkëpunëtorët me të cilët punon prej vitesh.
Përndryshe, “Athu” është projekti i fundit i publikuar me videoklip nga Yllka në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/