Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, njihet në përgjithsë për interpretimet e këngëve të saj.
Artistja është edhe më e njohur për mbrëmjet muzikore, aty ku grumbullon me mijëra fansa.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë ka sjell në treg projektin e ri muzikor.
Yllka ka zgjedhur që në këtë prodhimtari muzikore të bëjë bashkë disa këngë, përfshirë këtu të zhanreve të ndryshme.
Për miksimin dhe masterizimin e tyre është përkujdesur Drinor Zymberi, teksa Kuqi bëri interpretim të mrekullueshëm të tyre.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, ‘Mashup’-i është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/