Telegrafi

Yllka Kuqi me shkrim prekës pas vdekjes së daullistit Behar Morina

Ditën e djeshme është gjetur i varur në litar një 38-vjeçar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës.

Siç u bë e ditur më vonë, fjala ishte për daullistin e mirënjohur nga Gjakova, Behar Morina.

Pas vdekjes së tij, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta ndërsa një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Yllka Kuqi, e cila duket se kishte një raport shumë të mirë me të.

“Kurrë se kisha menduar që do ta bëjë këtë postim për ty… jemi mësuar me ty veç me sevda, e pabesueshme e shumë e dhimbshme. Do të kujtojmë ashtu si e kishe profilin prej sevdas në sevda. Pushofsh i qetë shoku im Behar”.

Lexo po ashtu Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është daullisti i njohur Behar Morina

“Ka me na mungu sevdaja jote”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

Morina kishte përcjellë ndër vite orkestrinën e njohur gjakovare të Buxhovit që e shoqërojnë duetin Doli-Jetishi.

I ndjeri po ashtu ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajza. /Telegrafi/