Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e angazhuar në muzikë.
Përveç projekteve muzikore, ajo është e pranishme edhe në koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Teksa i bie shpesh që të jetë jashtë vendit, këngëtarja shfrytëzon rastin që në të njëjtën kohë të bëjë edhe pak turizëm.
Së fundmi, ajo me bashkëshortin kanë zgjedhur Budapestin e Hungarisë për pushime, për të kaluar disa ditë të mira së bashku.
Këngëtarja nga Gjakova ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar momentet e këndshme që po shijon nën shoqërinë e burrit të saj.
Ajo duket mjaft e dashuruar dhe e lumtur në krahët e tij, duke gjetur mbështetjen e vazhdueshme për çdo hap të sajin në jetë. /Telegrafi/