Telegrafi

Yllka Kuqi me set të ri fotografik, vjen më tërheqëse se asnjëherë tjetër para aparatit të Fadil Berishës

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, ka publikuar së fundmi setin e saj më të ri fotografik.

Javë më parë, ajo u gjend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pozuar para aparatit të fotografit të njohur, Fadil Berisha.

Yllka Kuqi (Foto: Fadil Berisha)

Këto fotografi, këngëtarja ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E kontaktuar nga Telegrafi, Yllka ka thënë shkurt se ka qenë dëshira e saj për realizimin e një fotosesioni me Fadil Berishën.

“Po, sapo kam publikuar setin tim të ri me fotografi të realizuara nga Fadil Berisha, këto fotografi do të përdoren për postera të koncerteve, ndërsa i kam publikuar të gjitha në Instagram”, ka thënë Yllka Kuqi për Telegrafin.

(Foto: Fadil Berisha)

E njëjta ka qenë mjaft e angazhuar gjatë sezonës dimërore me koncerte dhe projekte muzikore, ndërsa ka thënë se për momentin ende nuk ka nisur realizimin e ndonjë këngë të re.

“Ende diçka konkrete për momentin nuk ka, por pas disa muajsh besoj do nis punën për realizimin e këngëve të reja”, ka përfunduar Yllka.

Në imazhet e realizuara, këngëtarja nga Gjakova shfaqet mjaft atraktive, teksa josh me pamjen e saj prej një biondeje tërheqëse. /Telegrafi/