Këngëtarja Yllka Kuqi vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës.
Muaj më parë ajo solli dy projekte shumë të pëlqyera për publikun, të cilat u pritën mirë dhe morën suksesin e merituar.
Ndërkohë, muajve të fundit Yllka ka qenë disa herë e përfolur në media për ekstravagancën e saj në paraqitjet e fundit në klipe dhe rrjete sociale.
E ftuar në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Gjakova rrëfeu se për këtë pjesë ajo tregohet vërtet e suksesshme duke mos gjykuar personat që e gjykojnë atë, pasi “zheshja” e saj nuk ka qenë asnjëherë e tepruar.
“Ekstravaganca është pjesë e artit dhe besoj tregon edhe guximin që artistët kanë në përgjithësi. Ekstravagancë nuk d.m.th “keq ose mire”, por diçka jo e zakonshme dhe e guximshme, gjë që mua më pëlqen ta bëj ndonjëherë. E gjykimi është pjesë e jetës, ne jemi njerëz dhe jemi të mësuar të gjykojmë, diçka na pëlqen e diçka jo, varet nga momenti, shija, disponimi etj. Përpiqem të mos i gjykoj ata që gjykojnë”, u shpreh këngëtarja.
Kjo është intervista e plotë e Yllka Kuqit dhënë për Telegrafin.