Site icon Telegrafi

Yllka Kuqi realizon set të veçantë festiv me bashkëshortin dhe vajzën për fundvit

Përkundër vështirësive në profesion që mund t’i ketë sjellë ky vit, 2020-ta i dha këngëtares Yllka Kuqi bekimin më të madh në jetë.

Kjo pasi këngëtarja në shkurt të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Me ardhjen në jetë të Luizës, duket se e gjithë jeta e Yllkës ka ndryshuar për të mirë, dhe tani çdo festë është më e këndashme me një fëmijë në shtëpi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja nga Gjakova ka realizuar së fundmi një set të bukur fotografik me rastin e festave të fundvitit, ku ka pozuar me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Familja Pallaska duken shumë të lumtur pranë pemës së vitit të ri, ndërsa shijojnë festat në ambientin e ngrohtë familjar.

“Gëzuar Krishtlindjet”, shkroi Yllka Kuqi në fotografinë e ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Yllka përndryshe ka qenë mjaft aktive këtë fundvit, duke u bërë pjesë e programeve të ndryshme festive. /Telegrafi/

 

Exit mobile version