Këngëtarja Yllka Kuqi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për muzikën e saj.
Ajo është mjaft e dashur edhe nga kolegët, dhe gëzon respekt maksimal nga të gjithë.
Nuk janë të rralla rastet kur Yllkës i bie të jetë pranë tyre, dhe kjo më së shpeshti ndodh kur ata kanë udhëtime jashtë vendit për koncerte.
Së fundmi, Kuqi ka pasur rastin që në aeroport të takohet me reperin e njohur nga Ferizaji, 2 Ton, me të cilin mesa duket ruan një raport të mirë.
Këtë gjë më së miri e kanë treguar edhe përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku dyshja shfaqen duke kënduar së bashku këngën e reperit, “Paramendo”.
Yllka asnjëherë nuk ka kënduar hip-hop, por një ‘freestyle’ me kolegun e saj, reperin 2 Ton, nuk doli aspak keq. /Telegrafi/