Një pjesë e mirë e estradës shqiptare thuajse kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.
Kjo duket se vlen edhe për këngëtaret Yllka Kuqi dhe Dafina Zeqiri, të cilat ruajnë një marrëdhënie të mirë prej disa vitesh.
Së fundmi, ka qenë Yllka ajo e cila ka ndarë një fotografi në InstaStory ku shfaqet përkrah artistes Zeqiri.
Imazhi i tyre siç shihet u realizua para tetë vitesh dhe në këtë vërehet dukshëm ndryshimi i këtyre artisteve.
Yllka një bionde si përherë, ndërsa Dafina shfaqet me stilin unik me flokë të shkurtra që i mbante dikur.
“Tetë vite më parë”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, përgjatë viteve të dy artistet kanë krijuar këngë të suksesshme e hite të shumta si dhe kanë mbledhur fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/