Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është kthyer me projekt të ri muzikor.
“Ani” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ndërsa është shfaqur me plot sharm e stil.
Teksti është shkruar nga Deyzoh, kurse për muzikën u kujdes Sardi Mneri.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga kompozitori Florent Boshnjaku me producent ekzekutiv, Shpëtim Deskun.
Këngën tashmë të plotë e gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të 39-vjeçares.
Yllka përndryshe edhe këtë verë ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/