Këngëtarja Yllka Kuqi ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar gjatë verës nëpër koncerte, ahengje e dasma të ndryshme.
Ajo është shumë e kërkuar dhe e pëlqyer nga publiku për stilin e saj të të kënduarit, dhe paraqitjen skenike.
Jo pak të rralla janë bërë rastet kur këngëtarja nga Gjakova nuk heziton të paraqitet pak edhe më ekstravagante se zakonisht.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës ka treguar se si është dukur në ceremoninë e synetisë së djemve të këngëtarit Meda.
E veshur në të bardha, me kostum që vë në pah linjat e trupit, Yllka dukej më joshëse dhe atraktive se çdo herë.
Kostumi në fjalë e bënte të dukej edhe më provokuese pak, veçmas te pjesa e dekoltesë, e cila ka qenë më e hapur.
Megjithatë, komentet dhe pëlqimet e shumta nga fansat nuk kanë munguar. /Telegrafi/