Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta në muzikë.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku shihet teksa shijon plazhin me bashkëshortin e saj, Astritin.
Buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon për harmoninë mes çiftit, ndërsa këtë gjë, këngëtarja e bëri të ditur edhe në mbishkrimin e fotografisë.
“Bota është e imja”, ka shkruar Yllka në mbishkrimin e këtij imazhi.
Ajo përndryshe ka qenë shumë e angazhuar këtë verë me projekte të shumta muzikore, koncerte, dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/