Telegrafi

Yllka Kuqi nis realizimin e klipit të ri, shfaqet atraktive gjatë xhirimeve

Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Yllka Kuqi ka nisur punën për realizimin e një projekti të ri muzikor.

Ajo ka përfunduar incizimin e këngës, gjersa këto ditë ka nisur edhe xhirimet e klipit.

Në një fotografi të hedhur në InstaStory, këngëtarja Gjakova u ka treguar fansave se si do të duket në klipin e saj të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E veshur me një fustan të zi dhe me prerje anash, Yllka dukej mjaft tërheqëse dhe atraktive.

Foto: Yllka Kuqi/InstaStory

Nga fotografia vërehet se xhirimet e klipit janë kryer në një vend bregdetar, me çka mendohet se edhe kënga e re do të jetë me tematikë verore.

Edhe kësaj radhe, këngëtarja ia ka besuar dukjen bashkëpunëtorëve të saj të përhershëm: Sellma, Kaci dhe Valdrin Sahiti.

Yllka Kuqi në xhirimet e klipit të ri (Foto: Yllka Kuqi/Instagram)

Kuqi është shumë aktive dhe e kërkuar edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/